Çfarë i mungon minibarit tuaj në shtëpi.

Çfarë i mungon minibarit tuaj në shtëpi.

Një home bar i mirë nuk ka nevojë për shumë shishe. Ka nevojë për zgjedhje të zgjuara dhe balancë. Me disa kategori bazë dhe raportet e duhura të miksimit mund të përgatisësh kokteje të balancuara dhe profesionale, direkt në shtëpi.


1️⃣ Long Drinks – Baza e çdo Home Bar-i

Long drinks janë të freskëta dhe të lehta për t’u përgatitur. Formula bazë: 1 pjesë alkool + 3 pjesë miksues + akull.

  • Gin: Bulldog, Engine, Portofino. Për një Gin & Tonic klasik përdor 50 ml gin, 120-150 ml ujë tonik, akull dhe një fetë lime.
  • Vodka:Skyy ose Belvedere. Për një Vodka & Lemon, përdor 50 ml vodka, 120-150 ml Lemon Soda.
  • Whisky për miksim: Glen Grant 5-vjeçar, The Busker Blend apo për ta bërë me special me Glenmorangie X. Për një Whisky Highball me 50 ml whisky dhe 150 ml soda.
  • Rum i bardhë: Rump@blic, Pampero. Për Rum & Cola, 50 ml rum, 120–150 ml cola dhe 10 ml lime janë mjaftueshëm. Për ti dhënë pijes tuaj nota Japoneze, ju sugjerojme Mintonic Rum.

Këto produkte mbulojnë shumicën e long drinks që përgatiten në shtëpi dhe janë baza e çdo bar-i minimal.


2️⃣ Aperitivo – Pijet që hapin mbrëmjen

Aperitivo sjell atmosferë dhe freski. Përgatit pijet me raportet klasike për të ruajtur shijen dhe ekuilibrin:

  • Aperol Spritz (3-2-1): 60 ml Aperol, 90 ml Prosecco, 30 ml soda mbi akull dhe një fetë portokalli.
  • Negroni (1-1-1): 30 ml gin, 30 ml Campari, 30 ml Vermouth Rosso me akull dhe twist lëkurë portokalli.
  • Americano: 30 ml Campari, 30 ml Vermouth Rosso dhe 60 ml soda mbi akull.

Këto tre receta janë themelore për çdo event social ose darkë të vogël në shtëpi. Vermouth dhe Prosecco mund të përdoren edhe vetëm me pak soda dhe agrume për një pije të freskët dhe elegante.


3️⃣ Classics & On the Rocks – Kur Shijohet Cilësia

Disa alkoole konsumohen të pastra, për të shijuar aromat e tyre:

  • Whisky Single Malt: Ardbeg 10-vjeçar ose Glenmorangie 10 vjeçar, shijohet shqeto ose mbi një kub akulli të madh.
  • Rum i errët: Pampero Aniversario 50 ml mbi akull me një twist portokalli.
  • Brandy: Vecchia Romagna 18-vjeçare 50ml shqeto ose mbi një kub akulli.
  • Konjak: Hennessy VSOP, Courvoisier VSOP 50ml shqeto ose mbi një kub akulli.
  • Martini Minimalist: 60 ml gin (Bulldog, Engine ose Portofino) me 10 ml Vermouth Dry, përzier me akull dhe kullojë në gotë të ftohtë.

Këto pijet japin ndjesinë “premium” të një bar-i profesional.


📐 Raportet dhe Masat Bazë

  • 50 ml → masa standarde për alkool
  • 1:3 → long drinks
  • 3-2-1 → Spritz
  • 1:1:1 → Negroni

Këto raporte sigurojnë balancë dhe shije të saktë.


✅ Çfarë Duhet Minimalisht për një Home Bar

Për një bar të kompletuar dhe funksional: gin (Bulldog, Engine, Portofino), vodka (Sky, Belvedere), whisky për miksim, whisky premium, rum (i bardhë ose i errët), Aperol, Campari, Vermouth dhe Prosecco. Me këtë strukturë mund të bësh mbi 10 kombinime klasike, nga Gin & Tonic tek Negroni dhe Martini.


🛒 Ndërto Home Bar-in Tënd me Mapo City

Të gjitha produktet e përmendura janë në koleksionin e pijeve alkoolike te Mapo City. Minimal, i balancuar, profesional.
👉 Shfleto koleksionin e plotë

Back to blog