Si të zgjedhësh verën e duhur pa qenë ekspert, guidë e thjeshtë për shije, raste dhe stile.
Vera nuk është e komplikuar, është personale.
Zgjedhja e verës shpesh duket më e vështirë sesa duhet. Në realitet, vera nuk ka nevojë për rregulla të ndërlikuara apo njohuri profesionale – mjafton të nisësh nga momenti dhe shija jote. Qoftë për një darkë të përditshme, një tryezë me miq apo një dhuratë elegante, MapoCity ofron zgjedhje të qarta për çdo rast.
Zgjedh verën sipas momentit
Për konsum të përditshëm
Për konsum të përditshëm, kërko verëra të balancuara, me shije frutore dhe teksturë të butë. Janë verëra që pihen lehtë dhe shkojnë natyrshëm me ushqimin
👉 Cabernet, Primitivo dhe Negroamaro janë zgjedhje ideale.
Për darka dhe mish të kuq
Për darka më të veçanta ose mish të kuq, zgjedh verëra me trup të plotë dhe shije më intensive, që qëndrojnë gjatë në gojë.
👉 Brunello, Barolo dhe Syrah janë zgjedhje ikonike për këto raste.
Për peshk dhe pjata të lehta
Për peshk, sallata dhe pjata të lehta, preferohen verëra të bardha të freskëta dhe aromatike, që e theksojnë shijen e ushqimit pa e mbuluar atë.
👉Chardonay, Pinot Bianco (kurtach), Antinori, Furia di calafuria janë zgjedhje shumë të përshtatshme.
Zgjedh verën sipas shijes tënde.
Çdo verë ka karakterin e saj. Zgjedhja e duhur fillon nga shija jote.
Nëse të tërheqin verërat të buta dhe frutore, etiketa si Primitivo dhe Barbera ofrojnë një përvojë të ngrohtë, të rrumbullakët dhe të këndshme , ideale për momente relaksi dhe shoqëri.
Për ata që kërkojnë verëra të strukturuara dhe elegante, zgjedhje si Barolo apo Brunello di Montalcino shpalosin thellësi, kompleksitet dhe një ekuilibër të rafinuar që zhvillohet me çdo gotë.
Nëse preferon një stil freskues dhe aromatik, verërat e bardha si Sauvignon Blanc dhe Vermentino ofrojnë pastërti, freski dhe elegancë , perfekte për çdo stinë dhe çdo rast.
Zgjidh me besim. Çdo etiketë në përzgjedhjen tonë është zgjedhur për cilësinë, origjinën dhe karakterin e saj unik
Si ta lexosh etiketën pa u ngatërruar?
Nuk ke nevojë të kuptosh çdo detaj për të zgjedhur mirë. Varieteti i rrushit të tregon stilin e shijes, zona e prodhimit jep një ide për karakterin e verës, ndërsa përshkrimi i produktit në MapoCity të ndihmon të kuptosh nëse ajo përputhet me atë që po kërkon.
👉 Shfleto koleksionin e plotë të verërave në MapoCity dhe zgjidh atë që i përshtatet momentit tënd.